GJKKO lë në fuqi kërkesën e SPAK për të akuzuarit për inceneratorin e Fierit

31 Mars 2022 | 11:34

GJKKO caktoi arrest me burg për 7 nga te akuzuarit për inceneratorin e Fierit, dhe arrest shtëpie për 2 të tjerë, duke lënë në fuqi kërkesën e SPAK për ta.

Gjykata zhvilloi sot seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 9 personave që akuzohen për abuzime në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Para gjyaktës doli Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shateri, Florjan Muçaj, Erjon Murataj, Sabina Cenameri, Etleva Kondi; për dy të fundit SPAK ka kërkuar arrest shtëpie, siç edhe u caktua nga gjykata.

Këta persona akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Gjykata rivlerësoi masën për Klodian Zoton, administrator i kompanisë koncesionare të Fierit, i cili është në arrati.

Për masë përpara Gjykatës doli dhe Arenc Myrtezani, që kreu punimet për ndërtimin e inceneratorit.

Kërkesa e SPAK u shqyrtua nga gjyqtarja Irena Gjoka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026