Në një vit me urdhër të SPAK u ndaluan pesë prokurorë e gjyqtarë

2 Korrik 2021 | 21:03

Tre prokurorë dhe dy gjyqtarë të akuzuar për korrupsion pasiv në sistemin e drejtësisë si dhe shpërdorimi të detyrës, janë arrestuar me urdhër të SPAK në 1 vit.

Maksim Sota prokuror në Gjykatën e Shkallës së Parë, Vlorë ishte magjistrati i pestë i arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës. Të arresuarit nuk i ishin nënshturar procesit të verifikimit kalimtar ndërsa pas ndalimit për ta Inspektori i Lartë i Drejtësisë nisi hetim disiplinor.

Më herët po me urdhër të prokurorisë së posaçme janë arrestuar drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Kariqi, prokurori i Sarandës, Sali Hasa, ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha si dhe ajo e Korçës, Mimoza Margjeka. Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë si dhe shpërdorimi i detyrës, janë akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tre prokurorëve dhe dy gjyqtareve.

Sota, me funksion prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, u arrestua mëngjesin e së premtes si pjesë e operacionit të koduar “Shpirti”. Një bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare çoi në pranga 28 persona mes të cilëve dhe prokurorin si pjesë të një grupi trafikantësh droge.

Dy ditë më parë po me urdhër të SPAK, në Kavajë u arrestua Edmond Kariqi, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Kukësit. Hetimet disa mujore zbuluan se Kariqi në bashkëpunim me tre persona të tjerë kundrejt shumave të ndryshme monetare favorizonin persona nën hetim.

Fatin e dy prokurorëve pak javë më parë e kishte dhe prokurori i Sarandës, Sali Hasa, i arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme pas një hetimi disa mujor. Edhe për Hasën hetimet zbuluan përfshirjen në korrupsion aktiv në sistemin e drejtësisë dhe ndaj prokurorit të Sarandës, GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Më 11 shkurt të vitit 2021, teksa po shqyrtonte një çështje në Gjykatën e Krujës, po me urdhër të SPAK u arrestua ish gjyqtarja, Enkelejda Hoxha. Kjo e fundit u akuzua se kundrejt parave i mundësoi lirinë e parakoshme disa prej eksponentëve të botës së krimit si Endrit Dokle, Genc Tafilit apo Hekuran Billës. Rasti i këtij të fundit u bë shkak që më 17 mars, KLGJ të shkarkonte magjistraten.

Lirimi i parakohshëm i një të arrestuari në shtator të vitit 2020, çoi në pranga edhe gjyqtaren e Korçës, Mimoza Margjeka. Për të Prokuroria e Posaçme provoi se kundrejt një shume parash prej 6 mijë eurosh do t’i jepte lirinë një të arrestuari për trafik klandestinësh.

Të pestë këta magjistratë të arrestuar nga SPAK, ende nuk ishin përballur me procesin Vettingut ndërsa përballja e tyre e vërtetë tashmë do jetë me drejtësinë.  

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026