“Të bëhet ekspertiza për fletët e pavlefshme të votimit”, presidenti Meta komenton procesin zgjedhor
“Mos u çfokusoni nga procesi i zgjedhjeve, mos u çorientoni nga lajmë të tjera. Zgjedhjet nuk kanë mbaruar,” – kështu u shpreh presidenti llir Meta, drejtuar gazetarëve.
Në një konferencë për mediat ai sqaroi se rezultati është vetëm paraprak sepse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende, ndërkohë që theksoi se ende nuk ka nisur procesi i ankimimeve dhe kontestimeve.
Meta përmendi emigrantët dhe qytetarët e prekur nga COVID-19 të cilëve iu mohua e drejta e votës dhe gjithashtu numrin e madh të fletëve të pavlefshme të votimit.
Teksa i cilësoi këto si elementë që kanë ndikuar në procesin zgjedhor, Meta bëri thirrje që të ngrihen dyshime për vlefshmërinë e fletëve të votimit dhe ndjekjen e procesit me transparencë.
“Pamjet filmike janë atje dhe është shumë e lehtë për të parë dhe për të bërë ekspertizën nëse një fletë ka dy kryqe dhe nëse i ka bërë e njëjta dorë apo janë dy duar të ndryshme, pra dora e votuesit, e sovranit dhe dora e komisionerit, e sekserit dhe gjithë atyre që administrojnë dhe kanë pasur qëllime për të cenuar votën dhe vullnetin e sovranit,” – u shpreh Meta.
Presidenti iu bëri thirrje të gjitha forcave politike të mos bëjnë analiza post zgjedhore por të fokusohen në përmbylljen deri në fund të zgjedhjeve të 25 prillit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta