“Të dëbojmë emigrantët që të fitojmë”, Braverman: Jemi në fije të perit!

1 Shkurt 2023 | 12:38

“Duhet të largojmë emigrantët që të fitojmë zgjedhjet”, kjo ka qenë deklarata më e fundit e sekretares së Brendshme Suela Braverman lidhur me emigrantët që kalojnë ilegalisht kufirin për në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Intervistën e saj për “The Telegraph” qartazi lë të kuptohet se zyrtarët atje janë duke përdorur emigrantët për politikë dite dhe për interesa elektorale të Partisë Konservatore në Britani. Emigrantët shqiptarë kanë qenë shpesh herë në qendër të retorikës politike të zyrtarëve britanike duke e cilësuar si komuniteti më problematik për trafiqet.

Braverman tha se largimi i emigrantëve do të jetë një nga prioritetet e qeverisë dhe njëherazi shansi i fundit i saj.

“Reputacioni im dhe i partisë konservatore është në fije të perit. Ne duhet të ndalojmë anijet për të fituar zgjedhjet. Kjo është arsyeja pse Kryeministri e ka shpallur emigrimin një nga pesë prioritetet. Objektivi kryesor është që të mos ketë më justifikim. Qeveria duhet të përmbushë premtimin. Populli britanik me të drejtë është i ngopur me këtë problem që ka zgjatur tashmë prej vitesh, dhe unë me të vërtetë mendoj se është shansi i fundit për Qeverinë”, tha Braverman.

E pyetur nëse projektligji i ri për emigracionin ilegal që mund të prezantohet javën e ardhshme shkel Konventën e Refugjatëve, Braverman dha garanci për respektimin e saj. Por refuzoi të komentojë nëse qeveria e Britanisë së Madhe do të tërhiqet nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Unë kam qenë Prokurore e Përgjithshme. Kështu që unë e di rëndësinë e kornizave ligjore, rëndësinë e legjislacionit dhe ligjshmërisë”, u shpreh ajo.

Braverman i ka cilësuar më herët shqiptarët si kriminelë, çka ka sjellë përplasje qëndrimesh dhe deklaratash mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026