Të dënuar për mashtrim, dhunë në familje dhe vjedhje! Arrestohen në Tiranë tre personat e shpallur në kërkim
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të mërkurë tre persona të shpallur në kërkim për veprat penale mashtrim, dhunë në familje dhe vjedhje.
Sipas raportimeve nga polica, janë arrestuar shtetasit D. S., 55 vjeç i dënuar për veprën penale ”Mashtrim”, shtetasi E. M., 34 vjeç, i dënuar për “Dhuna në familje” dhe shteasi D. A., 26 vjeç i dënuar për vjedhje.
“Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kësaj faze të operacionit “Catch”, lokalizuan dhe ndaluan 3 shtetas të shpallur në kërkim. Konkretisht:
-shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, kapën shtetasin D. S., 55 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas kapën shtetasin E. M., 34 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, kapën shtetasin D. A., 26 vjeç, për të cilin, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)