Të dënuar për vjedhje dhe drogë, OFL u dërgon formularin 6 personave
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë e tyre 6 të dënuarve për vjedhje dhe drogë. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Redi Gora (Kromidha), Florjan Hasa, Ylli Hakballa, Altin Hoxha, Artur Konja dhe Rinaldo Xhemo (Filaj).
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: R. G.(K.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; F. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
Y. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; A. H., banues në Tiranë, i dënuar në Gjermani për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; A. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; R. Xh.(F.), banues në Tiranë, i dënuar në Zvicër për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta