Të dënuar për vrasje dhe prostitucion, OFL u dërgon formularin 4 personave
Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për të deklaruar pasurinë e tyre 4 të dënuarve. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Fatmir Kallashi, Renato Rapaj, Lulëzim Çepele dhe Shkëlqim Kurpalaj, të cilët janë dënuar për vrasje dhe shfrytëzim prositucioni.
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: F. K., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
R. R., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë;
L. Ç., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Sh. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta