‘Të dyshuarit’ e policisë, në listën iraniane politikanë, artistë e ambientalistë

5 Tetor 2022 | 09:47

Dosjen prej 1.7 gigabajt, që hakerat iranianë publikuan të hënën, e kanë titulluar “Lista e të dyshuarve”.

Por, në morinë e emrave që ndodhen në dosje ka një sërë figurash publike, që nga politikanë, këngëtarë, aktivistë e deri tek ambientalistë.

Në listë gjendet Elisa Spiropali, Voltana Ademi, ish-deputeti i PD, Korab Lita dhe ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.

Janë gjithashtu edhe këngëtarët Rigels Rajku, njohur me emrin Noizy dhe Arkimed Lushaj, njohur me emrin Stresi.

Listës nuk i mungon as ambientalisti Sazan Guri dhe aktivisti Adriatik Lapaj.

Nga emrat e mësipërm, Elisa Spiropali e ka cilësuar listën si montazh, ndërkohë që Policia e Shtetit ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në sistemin MEMEX.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026