Të frymëzuar nga ngjarjet në SHBA shumë shtete të botës përshihen nga protestat kundër racizmit
Vijojnë protestat në shumë shtete të botës për të mbështetur lëvizjen “Black Lives Matters” e nisur në SHBA pas vrasjes së afroamerikanit George Floyd, ngjarje që ka ngjallur zemërimin jo vetëm të amerikanëve.
Me qindra qytetarë mbushën rrugët e Londrës, Sidnej, Seul apo Tokio duke thirrur “Nuk marr dot frymë!” slogan që simbolizon mënyrën sesi 46 vjeçari Floyd u vra nga një polic në Minessota të SHBA-ve.
Protestuesit kundërshtojnë dhunën policore duke lëshuar thirrje kundër racizmit dhe për më shumë drejtësi.
“Pa drejtësi nuk ka paqe” lexohet në pankartat që demonstruesit mbajnë në duar.
“Koreja e Jugut po bëhet një shoqëri multikulturore. Do të jetë një shoqëri me shumë ngjyra, kulturë dhe etni. Kështu që unë propozova që me këtë marshim të ndërgjegjësohej më shumë për diskriminimin racor dhe të kemi një botë ku të jetojmë së bashku” u shpreh një nga protestuesit në Seul.
Protestat ishin kryesisht paqësore në formën e marshimeve përveç një episodi në Australi ku policia përdori spraj lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Lexoni gjithashtu:
Fenomeni George Floyd, SHBA në ditën e 11-të të protestave, Biden kundër Trump
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve