Hyn në fuqi zbatimi i marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë

3 Tetor 2021 | 09:30

Sot hyn në fuqi marrëveshja për reciprocitetin e targave mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga sot në targat e automjeteve të Kosovës, por edhe të Serbisë do të vendosen letrat ngjitëse për të mbuluar simbolet shtetërore të të dyjave vendeve, siç parashikohet me pikën e dytë të marrëveshjes për targat që u arrit javën që lamë pas në Bruksel.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, të shtunën u larguan edhe kamionët e zhavorrit të vendosur në pikën kufitare në Jarinje dhe Bërnjakë. Pas largimit të protestuesve të cilët u vendosen me 20 shtator kur edhe Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat, nga aty u larguan edhe Njësia e Speciale.

Sipas marrëveshjes, KFOR-i do të qëndrojë dy javë pranë pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë.

Ndërsa pika e tretë e marrëveshjes është që “Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, palës së Prishtinës dhe Beogradit, dhe i kryesuar nga BE-ja do të krijohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 21 tetor 2021, në Bruksel. Brenda gjatë muajve nga takimi i tij i parë, grupi punues do të paraqesë gjetjet e tij mbi një zgjidhje të përhershme të formatit të nivelit të lartë të dialogut”.

Gjendja në veri u tensionua pas 20 shtatorit kur Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në targa të veturave të Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026