“Të korruptuarit në burg, sado të pushtetshëm”, ambasadorja Kim reagon pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter zyrtarja e lartë amerikane shprehet se ka ardhur koha që çdo person i përfshirë në korrupsion, sado i pushtetshëm të jetë, të ndëshkohet me burg.
“Nëse je i përfshirë në korrupsion – sado i pushtetshëm mendon se je – tani është koha të konsiderosh ndikimin e veprimeve të tua mbi familjen tënde dhe vendin tënd. Tani është koha të konsiderosh nëse vërtetë ja vlen të shkosh në burg. Tani është koha të ndalosh. Askush nuk është mbi ligj”, shkruan ambasadorja Kim.
Më herë, kryeministri Edi Rama reagoi gjithashtu lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Fatos Tushe, duke u shprehur se cilido i akuzuar nga drejtësia nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste dhe duhet të përgjigjet vetë para drejtësisë.
Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Tushe është arrestuar gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK, ku në pranga kanë rënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët janë: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se hetimi nga SPAK ka nisur disa muaj më parë për një tender të kanalizimeve me vlerë 24 milionë lekë, ku dyshohet se është abuzuar me fondet publike.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta