Të miturit në protesta, Robert Gajda: Policia ka përdorur dhunë, Komiteti Teknik të reagojë për gazin lotsjellës

14 Dhjetor 2020 | 08:22

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, zoti Robert Gajda u shpreh në Euronews Albania se pjesëmarrja e të miturve nëpër protesta është diçka shumë e mirë, një kulturë e mirë.

Por, z.Gajda theksoi se duhet të të injektohet një kulturë proteste dhe jo të përdoren akte dhune, të cilat më pas ndiqen si modele edhe nga të rinj të tjerë.

“Në një këndvështrim të parë është një gjë shumë e mirë që të rinjtë të marrin pjesë nëpër protesta, është kulturë e mirë.  Gjëja që ka shqetësuar është pjesëmarrja e të miturve në akte dhune në protesta. Kjo ka krijuar një shqetësim, sepse është vërtetë që e drejta për të protestuar është një e drejtë në vetvete, por nuk ka kushtetutë dhe ligj që të mbrojë akte të dhunshme në protestë. Në vend që të injektohet një kulturë proteste, ajo kthehet në akte dhunë dhe kjo kthehet në model shumë problematike që kanë ndikime shumë negative tek të miturit. Nuk është keq pjesëmarrja e të miturve në protesta, duhet të mësohen me kulturën në protesta. Dhuna në protesta dhe pjesëmarrja e të miturve në akte dhune në protesta, kjo pastaj fillon krijon probleme”, u shpreh ai.

Z.Gajda nënvizoi se në protestat e fundit është vënë re një tejkalim i përdorimit të dhunës nga ana e policisë.

Sipas tij në këtë kohë pandemie nuk mund të përdoret gazi lotsjellës dhe për këtë duhet të reagojë Komiteti i Ekspertëve. 

“Unë mendoj që edhe organet e policisë vendosen në një situatë të vështirë, e cila do të duhet të menaxhohet ndryshe nga protestat ku marrin pjesë te rinj, apo njerëz të tjerë. Pjesëmarrja e të miturve komplikon situatën. Patjetër që nga njëra anë janë akte të dhunshme, nga ana tjetër policia do të duhet të ruajë rendin publik. Ajo që është parë është që ka pasur tejkalim të përdorimin dhunës nga ana e policisë në raste të ndryshme. Përdorimi i gazit lotsjellës i pakontrolluar sjell shqetësime të mëdha si për protestuesit por edhe për banorët. Mos harrojmë që jemi në kushte COVID-i dhe një nga problemet është frymëmarrja e njerëzve. Komiteti Teknik duhet të dalë më një deklaratë për përdorimin e gazit në protesta, do të ishte më mirë uji si përdorim”, u shpreh ai.

Lexoni gjithashtu:

Protesta për Klodian Rashën, Genc Sejko: Nuk është politike, dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton

Dita e 5-të e protestës, policia shpërndan me gaz lotsjellës të rinjtë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026