“Të pabindurit” e karantinës, Jaupi: Problem personat pa simptoma, thyejnë izolimin

20 Nëntor 2020 | 15:39

Mosrespektimi i vetëkarantinës nga ana e personave mbartës së Covid19 është kthyer në një shqetësim për policinë. Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi shprehet se ka një tendencë që personat mbartës të virusit që shfaqin simptoma të lehta të mos respektojnë rregullin për izolim në banesë.

Megjithatë kreu i bluve të kryeqytetit garantoi se kontrollet nga ana e policisë në banesat për këtë kategori personash janë të përditshme ndërsa apeloi qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo individ që thyen rregullin e vetkarantinës.

“Neglizhencë tregojnë personat që nuk kanë gjendje të rënduar shëndetësore dhe mendojnë që duke e kaluar lehtë mund të dalin jashtë. Kështu që unë u bëj apel të gjithë qytetarëve të njoftojnë në numrin 112 dhe policia do t’i ndjekë me precedencë shumë të shpejtë dhe do të marrin masa të rrepta në zbatim të Aktit Normativ”, tha z. Jaupaj.

Nisur nga rregullat e reja të vendosura nga komiteti teknik për ndalimin e grumbullimeve, Jaupi kërkoi mirëkuptim nga ana e partive politike dhe qytetarët.

Drejtori i Policisë së Tiranës tha se në zbatim të Aktit Normativ institucioni që ai drejton nuk do të japë leje për asnjë tubim politik edhe pse jemi vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

“U bëj thirrje të gjitha drejtuesve të forcave politike dhe njëherësh të gjitha shoqatave civile që për një apo disa arsye kërkojnë të organizojnë tubime, Drejtoria e Policë së Tiranës do të jetë korrekt me Aktin Normativ dhe nuk do të japin absolutisht asnjë leje për ushtrimin e këtyre aktiviteteve” u shpreh z. Jaupaj.

Prej fillimit të pandemisë në muajin mars, Covid19 nuk ka kursyer as radhët e policisë mes të cilëve dhe shumë drejtues të kupolës blu. Këtë të premte një efektiv i skuadrës operacionale ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pasi ishte diagnostikuar me Covid19 ndërsa pozitiv rezultoi dhe kryepolici, Ardi Veliu i cili mësohet se është izoluar në banesë pasi gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026