Të pagjeturit e luftës, Kushtrim Gara: Nga Bashkimi Europian duhen më tepër veprime sesa reagime

6 Tetor 2020 | 06:20

Në një intervistë për Euronews Albania, Kushtrim Gara, udhëheqës i Zyrës në Komisionin Europian për të Pagjeturit foli rreth masakrave serbe dhe të pagjeturve të luftës duke e nënvizuar këtë si një nga temat më të ndjeshme të vendit.

Sipas tij, kjo është një situatë komplekse që dy vitet e fundit po përballet me sfidën e mungesës së informacioneve të besueshme, gjë që lidhet drejtpërdrejtë me gatishmërinë e palës serbe për të bashkëpunuar.

I pyetur se sa i mundur është sigurimi i të dhënave pas deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i cili ka kërcënuar këdo që do të bashkëpunojë në çështjen e të pagjeturve, Kushtrim Gara e ka konsideruar këtë diçka skandaloze.

“Deklaratat e tilla shpërfaqin në realitet qasjen e institucioneve të Serbisë”,- tha ai duke theksuar se nisur dhe nga pozicioni i Daçiç si ministër i Punëve të Jashtme duhet të ketë inkurajim për të lehtësuar dhimbjen e familjeve kosovare dhe jo deklarata të tilla.

Z. Gara tha se e vlerësonte reagimin e Bashkimit Europian, por sidoqoftë do të donte të kishte veprime konkrete më tepër se reagime.

Ndërkaq, sa i përket qëndrimit të tij nëse deklarata e Daçiç duhet konsideruar vepër penale, Kushtrim Gara riktheu vëmendjen te reagimet e Bashkimit Europian që nuk duhet të ngelin vetëm reagime.

“Sigurisht që është shqetësuese deklarata megjithatë më shqetësuese se deklarata janë veprimet e vazhdueshme gjatë këtyre 21 viteve që bëhen nga institucionet e Serbisë për të penguar këtë proces”, – u shpreh ai.

 

Lexoni gjithashtu: 

Bajram Çerkinaj: Pa presion ndërkombëtar Serbia s’do t’i tregojë kurrë se ku i ka çuar të zhdukurit

PDK thërret në interpelancë Hotin, kërkon llogari për dialogun në Bruksel

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026