Të pagjeturit e luftës, në Kishevak të Serbisë mendohet të jenë trupat e 17 personave nga Kosova
Rreth 17 trupa mendohet se mund të jenë varrosur në Kishevak të Serbisë, ku pak ditë më parë u zbuluan mbetje mortore.
Këtë e ka theksuar Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq. Ai tha se deri në përfundim të kërkimit dhe analizimit të ADN së trupave nuk mund të përcaktohet se kujt i takojnë ato.
Kërkimet në këtë lokacion kanë nisur që në vitin 2015 me kërkesë të Prishtinës dhe vetëm më 16 nëntor u bë i mundur gjetja e mbetjeve mortore në këtë vend.
Ministrja e Punëve të Jashtme Meliza Haradinaj-Stublla përmes një deklarate për shtyp ka thënë se autoritetet në Serbi “vazhdojnë të fshehin krimet monstruoze të kryera në Kosovë, duke mos treguar vendndodhjen e mbetjeve mortore të qytetarëve të pafajshëm, të vrarë nga forcat paramilitare serbe, trupat e të cilëve janë fshehur qëllimisht në varrezat masive nëpër Serbi.”
Ajo ka thënë se Beogradi ka qenë në dijeni për mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës në vendin e quajtur Kizhevak, afër Rashkës, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të zbardhur këtë krim.
Paralelisht sipas drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës Arsim Gerxhaliu po kërkohet edhe në zona të tjera në Serbi
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta