Të pagjeturit e luftës së Kosovës, në Serbi zbulohen mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve
Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.
Në këtë vend vazhdojnë kërkimet që nga viti 2015. Pas gjetjes së këtyre mbetjeve tashmë eshtë zyra e prokurorit dhe gjykatësi do të përcaktojnë dinamikën e të gjitha aktiviteteve dhe do të urdhërojnë masat që duhet të ndiqen në atë vend
Që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.
Në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës; në Petrovo Selo në Serbinë verilindore të paktën 61 trupa; afër Liqenit Peruçac në Serbinë perëndimore 84 trupa, ndërsa eshtrat e para në varrezën masive të Rudnicës në Serbinë jugperëndimore u gjetën më 13 dhjetor 2013.
Ende jane 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-‘99.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta