Të paktën 143 të vdekur dhe 58 të zhdukur nga tajfuni shkatërrues në Vietnam

11 Shtator 2024 | 09:11

143 persona humbën jetën kur tajfuni Yagi goditi Vietnamin dhe 58 janë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet lokale.

Shirat e dendur shkaktuan shkatërrime të mëdha në disa rajone në Vietnam, duke shkatërruar shtëpi dhe duke dëmtuar infrastrukturën, raporton VNA.

Autoritetet nisën një fushatë për të mbledhur donacione për të prekurit të martën, dhe pothuajse 17 milionë dollarë janë mbledhur që nga nisja dhe numërimi i nismës.

Qeveria vietnameze ka akorduar 200 tonë oriz nga rezerva kombëtare dhe fonde shtesë për 14 provincat e prekura për të ndihmuar popullsinë lokale ndërsa punon për riparimin e dëmeve, kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe rivendosjen e shërbimeve bazë.

Yagi është stuhia tropikale më e fortë në Azi këtë vit me erëra maksimale të regjistruara prej 245 kilometrash në orë. Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Filipine dhe dy në Kinë si pasojë e tajfunit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026