Të paktën 33 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazën veriore

19 Tetor 2024 | 08:40

Të paktën 33 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite që kishin në shënjestër disa shtëpi në një shesh të premten në Xhabalia, kampi më i madh i refugjatëve në Rripin e Gazës, thanë ekipet mjekësore në këtë zonë. Banorë të këtij kampi thanë se tanket hodhën në erë rrugë dhe shtëpi ndërsa vazhdojnë të avancojnë më tej në territorin palestinez.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA tha se të paktën 20 gra dhe fëmijë ishin në mesin e të vrarëve. Mjekët thanë se të paktën 85 persona të tjerë u plagosën. Autoritetet izraelite ende nuk kanë bërë komente për sulmin.

Para sulmeve të reja, autoritetet shëndetësore në Rripin e Gazës thanë se të paktën 39 palestinezë, 20 prej tyre në Xhabalia, ishin vrarë nga sulmet ushtarake izraelite në të gjithë Gazën të premten.

Banorët e kampit Xhabalia në Gazën veriore thanë se tanket izraelite kishin arritur në qendër të kampit, të ndihmuara nga artileria e rëndë dhe sulmet ajrore.

Ata shtuan se ushtria izraelite po shkatërronte dhjetëra shtëpi në ditë, nga ajri dhe toka.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj, të cilat kanë operuar në Xhabalia në dy javët e fundit, vranë dhjetëra militantë gjatë luftimeve të enjten dhe kryen sulme ajrore, duke shkatërruar infrastrukturën ushtarake të militantëve palestinezë.

Më vonë të premten, banorët në Xhabalie dhe dy qytete aty pranë thanë se komunikimet dhe shërbimet e internetit ishin ndërprerë, duke shkaktuar edhe ndërprerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit nga ekipet mjekësore të ambulancave dhe aftësinë e njerëzve të prekur nga operacionet izraelite për të kërkuar ndihmë.

Përshkallëzimi i operacionit izraelit në Xhabalia vjen një ditë pasi autoritetet izraelite njoftuan se ushtria izraelite kishte vrarë udhëheqësin e Hamasit, Yahya Sinwar. Ai konsiderohej armiku numër një i Izraelit, sepse akuzohej se ishte arkitekt i sulmit të 7 tetorit 2023 në Izraeli jugor, më vdekjeprurësi në historinë e konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026