Të paktën 98 persona kanë humbur jetën në një stuhi tropikale në Filipine 

31 Tetor 2022 | 08:35

Të paktën 98 persona kanë vdekur gjatë stuhisë tropikale Nalgae në Filipine.

Më shumë se gjysma e vdekjeve u regjistruan në rajonin jugor Bangsamoro, kryesisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga shiu, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave, raportoi Reuters. Sipas raportimeve, më shumë se 60 persona janë të zhdukur, ndërsa 69 janë të plagosur.

Në rajonin Bangsamoro, 53 persona vdiqën dhe 22 rezultojnë të zhdukur. Dëmet e infrastrukturës nga shirat e dendur dhe erërat e forta u vlerësuan në 13 milionë dollarë.

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr do të kryejë sot një inspektim ajror për të parë dëmet e shkaktuara. Ai do të fluturojë mbi fshatra të zhytura në provincën e Cavite, pranë kryeqytetit Manila.

Stuhia tropikale, e cila ka arritur në tokë pesë herë, pritet të largohet nga Filipinet më vonë sot dhe të shkojë drejt Kinës jugore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor

Të paktën 15 punëtorë u vranë në shembjen e një miniere ari në Sudanin verior të hënën, tha një kompani shtetërore. Kompania Sudaneze e Burimeve...
19:32 | 06/07/2026

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026

Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit

Numri i të vdekurve nga sulmi i fundit rus me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës është rritur në 22, sipas autoriteteve ukrainase. Kryeqyteti Kiev ishte...
19:15 | 06/07/2026