Të pathënat e vaksinës, qeveria nuk bën transparencë
Teksa në Shqipëri ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, në opinionin publik ende ka mungesë informacioni për çmimin që ka paguar qeveria ndaj kompanisë Pfizer apo mënyrës sesi mbërritën në Tiranë dozat e para të ardhura nga një vend i BE.
Euronews Albania pyeti një ditë më parë kryeministrin Rama për koston e një vaksine, por nuk mori një përgjigje mbi çmimin pasi kreu i qeverisë refuzoi të japë detaje.
“Vaksina Pfizer ka çmim unik për të gjitha vendet, nuk negocion asnjë vend dhe kompania nuk negocion me asnjë. është çmim unik, dhe konfidencial”, tha ai.
Po ashtu, ende nuk dihet se në çfarë kushtesh po mbahet vaksina, e për këtë Rama deklaroi se të mërkurën do të publikohen pamjet, nën një axhendë të programuar nga ERTV, siç ndodhi të hënën me nisjen e procesit të vaksinimit.
“Vaksinat janë aty ku duhet të jenë, në sistemin tonë ftohës. Pasnesër do të shfaqim edhe gjithë infrastrukturën ku mbahet vaksina”, deklaroi të martën Rama.
Dozat e para të vaksinës që po merren nga stafet e spitaleve COVID janë dhuratë nga vend i BE. Po se cili është ky vend, ende nuk dihet?
Por sa besueshmëri ka krijuar tek qytetarët vaksina që ka mbërritur në Shqipëri?
“Unë kam besim dhe do ta bëj vaksinën”, shprehet një qytetar.
“Duhet të ketë që të dinë qytetarët nga vjen, është e certifikuar, s’është e certifikuar”, thotë një tjetër.
Deri më tani i vetmi informacion që është mësuar nga autoritetet doganore është se dozat e para të vaksinës kanë mbërritur nga një vend i BE.
Lexoni gjithashtu:
Dozat e para të vaksinës erdhën nga Gjermania, shuma që u pagua
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta