Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve Eldi dhe Klement Çala.
Ky është vendimi që ka marrë së fundmi Gjykata e Elbasanit për dy vëllezërit që janë të përfshirë në super-grabitjen e Rinasit.
Pasuritë e sekuestruara janë: Një apartament 50 metra m², një tokë më sipërfaqe 500 m², një ndërtesë 1 kateshe në fshatin Kusarth, një tokë me sipërfaqe 809.5 m² po në këtë fshat, si dhe mbi 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Alba Fashion Confession” sh.p.k,
Ata u arrestuan pas 1 viti arratie në zonën e Qerretit në Kavajë.
Ndërkohë edhe për personat e përfshirë në këtë grabitje, organi i akuzës ka nisur dhe hetim pasuror.
Të pandehurit e tjerë janë Renaldo Sula, Sajmir Çela, Alkond Benagsi, Oltion Veselin, Elton Piklin dhe Talo Çela.
Ky i fundit ndodhet ende në kërkim.
Gjatë grabitjes në Rinas u vra edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes ku dështoi edhe siguria e aeroportit.
Lexoni gjithashtu:
Supergrabitja e 9 prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit, SPAK merr të pandehur 7 persona