Të premten Biden udhëton drejt Varshavës për luftën në Ukrainë

21 Mars 2022 | 07:01

Të premten, presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë drejt Varshavës në Poloni, pas takimeve të tij në Bruksel, Belgjikë me aleatët e NATO-s, G7 dhe liderët e Bashkimit Evropian.

Lajmi është bërë i ditur nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Biden do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda, ku në qendër të diskutimit do të jetë lufta në Ukrainë.

“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Rusisë kundër Ukrainës”, tha Psaki.

Rusia vijon me bombardimet në Ukrainë. Mariupol është qyteti më i prekur nga sulmet ruse. Së fundmi Kryeministri i Ukrainës, Zelenski ka deklaruar se është gati të ulet në bisedime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)

Tre gra u plagosën të hënën në mëngjes pasi u sulmuan me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në veriperëndim të Parisit. Incidenti ndodhi rreth...
16:32 | 27/07/2026

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin

Nën peshën e kritikave se ka nënvlerësuar numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë ose të plagosur në luftën me Iranin, Pentagoni ka ndryshuar mënyrën se...
16:06 | 27/07/2026