‘Të rinj me simptoma të rënda janë shtruar sot në QSUT’, apeli i ministres: Na ndihmoni ta frenojmë virusin

4 Korrik 2020 | 09:05

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, ka kërkuar ndërgjegjësimin e të rinjve si transmetuesit kryesorë të COVID-19, në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit.

Ministrja shpjegon se mes të shtruarve që po trajtohen në QSUT ka edhe të rinj që kanë shfaqur simptoma të rënda, çka sipas saj vërteton më së miri faktin se ky virus nuk njeh moshë.

“Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe.

Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!

Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e coronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet! Vendose maskën, ruaj distancën, laj shpesh duart”, apelon ministrja.

 

Lexoni gjithashtu: 

74 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 67 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026