Të rinjtë e 25 prillit, Vehap Kola: Janë parti pa kauza që kanë si qëllim të ndihmojnë pushtetin
Analisti Vehap Kola tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania, se partitë e reja që pritet të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit nuk janë krijuar për të përfaqësuar popullin, por për pushtet dhe nuk mund të përfaqësojnë kurrsesi të ashtuquajturin elektorati gri.
Sipas tij, këto parti kanë humbur momentin kur duhet të krijonin elektorat apo të mbanin qëndrim për çështje të caktuara, ndaj qëllimi i krijimit të tyre është të ndihmojnë pushtetin.
“Debati i brendshëm në PD nuk është bërë as nga Topalli, as nga Hajdari apo Patozi që kanë vite që nuk janë pjesë aktive e PD. Nuk është se kishte një debat të brendshëm. Elektorati i djathtë e di shumë mirë se dikush që krijon parti 3 muajt e fundit e di shumë mirë se kjo nuk është parti opozitare.
Një argument që këto parti janë të panatyrshme është që është normale që në parti qeveritare të krijohen parti të reja në fund të qeverisjes për shkak të pakënaqësive të ndryshme, ndërsa në një opozitë që pret 8 vjet të vijë në pushtet, votuesi shqiptar e kupton se pse nuk ndodh një fragmentarizim në mazhorancë. Këto parti kanë si qëllim të ndihmojnë pushtetin.
Ka vetëm një mënyrë që të mos i çojnë ujë mullirit të pushtetit, të fitojnë zgjedhjet, gjë që nuk ndodh”, tha analisti…
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës