Të rinjtë e FRPD-së protestë për vrasjen e Klodian Rashës: Lleshaj të japë dorëheqjen
Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, i cili u vra nga efektivi i policisë.
Të pajisur me çadra, pankarta në duar, të rinjtë kanë marshuar nga një institucion në tjetrin për të ngritur zërin mbi kauzën e tyre.
Ata kanë kërkuar njëzëri drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit dhe dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.
“Sandër Lleshi një ish-gjeneral i periudhës së komunizmit. Kam bindjen personale që vrasja dje e Klodianit nuk është rastësi, por vjen si karshi e 8 dhjetorit, ditës së rinisë. Që kur ka ardhur ky shtet kjo qeverisje, ka filluar duke provokuar qytetarët shqiptarë, me disa masa të paprecedentë. Vritet një 25-vjeçar, në lule të rinisë, në derë të shtëpisë, çfarë kishte ai i shkreti, disa hurma, çfarë thotë kjo që hurmat vrasin?
Është papërgjegjshmëri dhe jo efikasitet i policisë së shtetit që të bëjë këto vrasje.Turp t’i vijë Sandër Lleshit, Ne duam drejtësi për Klodianin. Ne kërkojmë sot që Sandër Lleshi të japë dorëheqjen”, u shpreh një nga të rinjtë.
Ndërsa, Belind Këlliçi hodhi akuza ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pasi tha se i ka dhënë imazhin më të keq Policisë së Shtetit.
“Lleshaj është njeriu që i ka dhënë imazhin më të keq Policisë se Shtetit. Ky është model i turpshëm i politikanit shqiptar”, u shpreh Këlliçi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave” me iniciale N.H.
Sipas policisë i riu po kryente disa lëvizje të dyshimta, dhe pas thirrjeve të vazhdueshme ka kërcënuar efektivin, ndërkohë që ishte i armatosur.
Në këto momente efektivi qëlloi me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital.
Vetëm pak orë pas ngjarjes efektivi u arrestua me akuzën e “Vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e Klodian Rashës, shokët: Nuk ka qenë i armatosur, veprimi i policisë i paligjshëm
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta