‘Të rinjtë i besojnë më pak partitë’, publikohen gjetjet e sondazhit të IDM për angazhimin politik

16 Dhjetor 2020 | 13:01

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi gjetjet e sondazhit për angazhimin politik të qytetarëve gjatë vitit 2020.

Në sondazh konstatohet një përkeqësim i besueshmërisë së qytetarëve tek politika.

Gjithashtu sondazhi ka konstatuar se shqiptarët ndihen më të zhgënjyer nga qeveria, Parlamenti, Presidenti por edhe opozitat si ajo brenda në Parlament edhe jashtë, krahasuar me vitin 2016.

Sondazhi konstaton se qytetarët duan të dinë se kush i financon fushatat dhe si shpenzohen paratë dhe se nuk kanë besim në menaxhimin që bëjnë partitë, gjatë fushatave elektorale. Mes të tjerash vihet re një ulje e ndjeshme e të rinjve në politikën aktive, krahasuar me 4 vite më parë dhe 2/3 e shqiptarëve duan të dinë si shpenzohen paratë e tyre.

Pjesëmarrësit në këtë sondazh të IDM Albania janë shprehur për votimin direkt të kandidatëve dhe kundër listave të mbyllura dhe se deputetët janë më tepër të interesuar për partitë politike nga të cilat vijnë se sa qytetarët.

Ndërkohë, për sa i përket situatës së pandemisë, sondazhi konstaton një përmirësim të lehtë të perceptimit të qytetarëve për punën e institucioneve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026