Të rinjtë protestë përballë ambasadës shqiptare në Londër: Kërkojmë drejtësi për Klodianin

14 Dhjetor 2020 | 06:42

Dhjetëra te rinj shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Angli u grumbulluan për të protestuar para ambasadës shqiptare në Londër.

Në shenjë solidarizimi me protestat që janë duke u zhvilluar në Shqipëri, ata dolën me flamuj dhe me thirrjet “Drejtësi për Klodianin”.

Një prej të rinjve pjesëmarrës në këtë protestë, Ermir Bruka u shpreh se protesta mbi vrasjen e 25- vjeçarit Klodian Rasha nuk ka motive partiake dhe se është e papranueshme që shqiptarët të keqtrajtohen nga shteti i tyre.

“Nuk duam që të tilla raste të ndodhin më në shtetin tonë. Kjo nuk është partiake, jemi djem të rinj shqiptarë që kërkojnë drejtësi për të riun 25-vjeçar Klodian Rasha. Ndihemi shumë keq për vëllezërit tanë shqiptar që keqtrajtohen nga shteti, kjo nuk është e pranueshme, u shpreh Bruka.

Të rinjtë e pranishëm u shprehën se protestat përballë ambasadës shqiptare në Londër do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Lexoni gjithashtu:

Dita e pestë e protestës, qytetarët thirrje për drejtësi, policia ndërhyn më ujë dhe gaz lotsjellës

Protesta për Klodian Rashën, Genc Sejko: Nuk është politike, dorëheqja e Lleshajt nuk mjafton

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026