Të rinjtë shqiptarë skeptikë ndaj politikës, Rigels Xhemollari: Nuk besojnë as tek bashkëmoshatarët e tyre
Sipas një raporti të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të rinjtë shqiptarë shprehin indiferencë në votime. BERZH raporton se mosha mbi 55 vjeç ka pjesëmarrje rekord në votime, duke tejkaluar dhe vendet europiane.
Bazuar në të dhënat e saj rezulton se 90% e personave mbi 55 vjeç marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa për sa i përket të rinjve, vetëm 60% e tyre marrin pjesë në zgjedhje. Raporti vë në dukje se mosmarrja pjesë e të rinjve në votime ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë dhe e pengon ndryshimin.
Drejtori ekzekutiv i Organizatës Rinore “Qëndresa Qytetare”, Rigels Xhemollari tregoi në Euronews Albania arsyet se pse të rinjtë shqiptarë janë më pak aktivë në politikë. Ai thotë se nga sondazhet e kryera nga organizata që ai drejton fakton se pjesa më e madhe e të rinjve nuk kanë besim tek partitë politike.
“Ka disa arsye se pse të rinjtë qëndrojnë larg kutive të votimit. Ne kemi zhvilluar një sondazh vitin e kaluar me të rinjtë në të gjithë Shqipërinë për t’i pyetur mbi nivelin e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje, dhe ku përfshihet edhe çështja e votimit. Arsyet kryesore lidhen tek besimi që ata kanë tek partitë dhe tek politika. Çështja tjetër lidhet me politikat. Të rinjtë janë shprehur se politika shqiptare nuk mendon për të rinjtë, dhe si të thuash është thyer besimi mes politikës dhe të rinjve, dhe kjo ka prodhuar zhgënjim tek të rinjtë”, tha ai.
Ai tha se një tjetër element që vihet re është se të rinjtë shqiptarë nuk besojnë as tek bashkëmoshatarët e tyre që merren me politikë.
“Një fenomen tjetër i të rinjve shqiptarë është se ata nuk besojnë as tek te rinjtë që merren me politikë, sepse të rinjtë imitojnë liderin e partisë dhe nuk sjellin program të ri”, shtoi ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta