Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Danimarkë, raportohet për viktima
Të shtëna me armë u raportuan këtë të dielë në një qendër tregtare në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagen.
Sipas policisë daneze, është qëlluar në drejtim të disa personave, teksa raporohet edhe për viktima, shkruan BBC.
Një person është arrestuar, por policia nuk ka dhënë detaje. Numri i viktimave është i paqartë.
“Një person është arrestuar në lidhje me të shtënat. Aktualisht nuk mund të zbulojmë më shumë për identitetin e personit”, bëri me dije policia vendase.
Fotografitë e publikuara në mediat lokale, tregojnë njerëz të panikosur që dalin nga qendra tregtare dhe policinë e armatosur e cila mbërriti në vendngjarje.
Këngëtari britanik, Harry Styles pritej të performonte në mbrëmjen e sotme në një ambient afër qendrës tregtare.


LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta