Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset shefi i policisë

11 Tetor 2020 | 10:52

Para pak minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Ende nuk dihen rrethanat ndërsa dyshohet për dy persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dobraç” dhe një prej personave që ka mbetur i plagosur është shefi i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe.

Përveç shefit të policisë lokale, Mentor Hasanaj dyshohet se ka mbetur i plagosur dhe i ati i tij, Xhelal Hasanaj, 74 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

At e bir ndodheshin në makinë teksa dyshohet se dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së tyre.

Në automjet ka qenë dhe një 28-vjeçare që ka shpëtuar nga  breshëria e plumbave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Dy të plagosurit, 37-vjeccari Hasanaj dhe i ati i tij janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po kontrollohet zona  ku dyshohet se ka lëvizur autori. Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe forcat e FNSH Shkodër ku vijon kontrolli masiv i territorit  për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026