Të shtëna me armë në Tiranë, dy persona të plagosur

13 Tetor 2021 | 17:11

Një konflikt i armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve.

Policia thotë se nga të shtënat kanë mbetur dy persona të plagosur në rrethana ende të paqarta.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta.

Të plagosur kanë mbetur Aleksandër Nikolli, 27 vjeç dhe Xhulio Vela, 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital.

Konflikti dyshohet se ka ndodhur mes grupeve të rinjsh, duke degraduar deri në përdorimin e armës.

Sipas verifikimeve, të plagosurit janë persona të njohur për policinë, me precedent në fushën e narkotikëve, apo kundërshtim të punonjësit të policisë.

Xhulio Velaj, vetëm pak muaj më parë është kapur me lëndë narkotike në automjet në kryeqytet dhe sipas burimeve, pas arrestimit është lëne i lirë nga gjykata me masën detyrim paraqitje.

Policia ka arritur të identifikojë autorët e plagosjes dhe sipas burimeve grupet dyshohet të jenë përplasur pas një konflikti të çastit. Situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës duke sjelle dhe plagosjen e dy të rinjve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026