Të shtëna me armë zjarri në Beograd, gazetari serb jep detaje

22 Tetor 2025 | 13:12

Vojin Radovanovic, gazetar i gazetës Danas, ka folur për Euronews Albania lidhur me incidentin e ndodhur paraditen e së mërkurës para Parlamentit të Serbisë pas të shtënave me armë zjarri në një kamp tendash pro-qeveritare, të cilat më pas u përfshinë nga flakët.

Radovanovic raporton nga vendngjarja se nga informacionet e deritanishme një person është plagosur për shkak të të shtënave me armë, dhe një tjetër është vënë në pranga. Më tej gazetari thekson se ka pasur një prani të shtuar të forcave të policisë për të vijuar hetimet e mëtejshme.

“Këtë mëngjes pas orës 10:00 një zjarr ra në tendat e ngritura pranë parlamentit serb. Në këtë moment ka shumë zjarrfikës, prani e madhe e policisë dhe shumë qytetarë kanë ardhur për të parë se çfarë ka ndodhur. Gjithashtu u dëgjuan të shtëna. Deri tani, nga burime jo zyrtare dimë që një person është plagosur dhe një tjetër arrestuar. Policia nga vendngjarja njofton se ka pasur shumë tym për shkak të zjarrit. Mendoj se ky epsiod përbën një problem për Serbinë pasi ndodhi pranë godinës së parlamentit.”-tha gazetari serb.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026