Të shtëna me armë zjarri pranë pallatit qeveritar në Venezuelë
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në mes të natës në qendër të Karakasit, duke krijuar tension në zonën përreth pallatit presidencial, Palacio Miraflores. Sipas raportimeve, janë përdorur armë automatike dhe mitralozë kundërajrorë, ndërsa të shtënat u përqendruan kryesisht në perimetrin e ndërtesave qeveritare.
Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi Delcy Rodríguez, e emëruar për të zëvendësuar Nicolas Maduron, bëri betimin, pas raportimeve se Maduro ishte kapur gjatë një sulmi ajror amerikan të shtunën.
Pamje të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë kolona automjetesh ushtarake dhe të blinduara, me persona të armatosur që lëvizin në zonë. Në video shihen gjithashtu ushtarë të rreshtuar që avancojnë në formacion përgjatë rrugëve kryesore, si edhe motoçiklistë të armatosur, të ngjashëm me njësitë paraushtarake që i përgjigjen Ministrisë së Brendshme. Raportohet se disa dritare pallatesh janë dëmtuar nga plumbat.
Sipas burimeve lokale, të shtënat nisën rreth orës 01:30 sipas kohës italiane dhe u intensifikuan për më shumë se gjysmë ore. Më pas, autoritetet u shprehën për një televizion lokal se “situata është nën kontroll”.
Disa burime jozyrtare pretendojnë se incidenti nisi pasi dy dronë u panë duke fluturuar mbi Pallatin Presidencial. Frika nga një ndërhyrje e re amerikane dyshohet se ka shtyrë forcat e sigurisë të reagojnë, duke aktivizuar edhe armët kundërajrore për mbrojtjen e institucioneve shtetërore.
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 21:41 “E telefonova punonjësen e Kuvendit dhe i kërkova falje”, Erla zbulon komunikimin me Shehajn
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
- 20:41 Dita e 58-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit