Të shtënat drejt lokalit të efektivit në Shkodër, Vlash Pjetri: Dyshojmë se sulmi u bë për shkak të detyrës së vëllait
Mbrëmjen 22 dhjetorit persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri automatiku ndaj lokalit në pronësi të Albert Pjetrit, efektiv i repartit Shqiponja në policinë e Shkodrës, por fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Agresorët më pas kanë hyrë në portën e banesës ngjitur dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të automjetit që ndodhej në banesë.
Vlash Pjetri, vëllai i efektivit dhe ish-administrator i njësisë administrative Rrethina shprehet se nuk kanë asnjë konflikt me persona të tjerë.
E vetmja pistë e mundshme është ajo për shkak të detyrës.
“Si familje ne kemi qenë të gjithë nëpër shtëpitë tona dhe lokali ka qenë i mbyllur prej 1 ore. Kemi dëgjuar krismat dhe kur kemi dalë paraprakisht kemi parë lokalin, i cili ishte dëmtuar. Pasi filloi grupi hetimor hetimet. Policia erdhi sapo u njoftua. Kam thirrur vëllain që punon efektiv i “Shqiponjave” dhe vëllain tjetër dhe kemi pa makinën se s’na shkoi mendja te makina. Kur makina është goditur kanë hapur portën dhe kanë goditur edhe makinën. Nuk dimë t’i kemi bërë kujt keq sepse kemi parë punën tonë kemi punuar me djersë. Këto gjëra i përkasin policisë së shtetit. Për punën që ka bërë im vëlla s’mund të prononcohem se ata i dinë vetë. Asnjë prej familjes tonë s’ka pasur asnjë konflikt përveç vëllait që punon me shqiponjat”, tha ai.
Policia e Shkodrës për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim sot të dyshuar 4 shtetas, Bardhok Planaj ,Orlando Planaj Rivaldo Planaj si dhe Mirsad Shpellza të cilët dyshohet të kenë qëlluar në drejtim të lokalit të efektivit të policisë.
I pyetur nga Euronews Albania nëse Albert Pjetri ka pasur konflikte me këto persona, Vlash Pjetri u shpreh se edhe mund të ketë pasur për shkak të punës.
“S’kemi pasur asgjë me askënd. Qoftë dhe unë për shkak të detyres si administrator i njësisë për afër 5 vjet. Absolutisht asgjë s’kemi pasur me askënd. Ia lëmë në dorë organeve hetimore, sepse me dyshime s’mund të akuzon asnjeri. Lokali s’ka pasur kamera sigurie sepse ne jemi familje rreth e rrotull dhe e ruajmë vetë, e skemi pasur nevojë të vënë kamera. Me grupin hetimor ka kontaktuar vëllai edhe indicie nga më të ndryshmet por do të vërtetohet sa është e saktë. Kërcënimi ka qenë për shkak të detyrës të vëllait që është te “Shqiponja’, tjetër si kemi lënë vend askujt me mbërri në këtë pikë. Nuk di që ka pasur probleme madhore”, tha ai.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë kontrolli që efektivi i ka bërë automjetit të këtyre shtetasve në mënyrë të përsëritur disa ditë më parë, e ku ka hasur në rezistencën e Planajt, i cili nuk kanë pranuar t’i shoqërojnë makinën në komisariat.
Lexoni gjithashtu:
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet mbi lokalin e efektivit të “Shqiponjave”
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta