Teatër luhet në çdo kohë, edhe në nëntokë

25 Maj 2020 | 06:47

Për shkak rë pandemisë teatrot në të gjithë Evropën u mbyllën, përvec njërit ku ende vijon të luhet ndonëse “underground”. Në “Deutsches Theater” në Göttingen vijon të interpretohet vepra  “Metoda” jo në salla por në parking.

Shfaqja është e bazuar në pjesën “Corpus Delicti”, shkruar nga July Zeh, duke u zhytur thellë në shqetësimet e izolimit.

 “Ne luajmë në nëntokë në parking sepse nuk mund të luajmë në skenë për shkak të distancës sociale. E me të drejtë ne krijuam dicka shumë të veçantë, çdokush ulet në makinën e tij mban dritaret mbyllur e kështu shmaget edhe kontakti fizik”shprehet Marina Lara Poltmann aktore.

E nëse shumë teatro private kanë probleme për të paguar stafin, kjo nuk ndodh me teatrot publikë siç është Deutsches Theatre. Qyteti i Göttingen siguron pagën për anëtarët e tij.

Në këtë projekt të veçantë underground u përfshinë 24 nga 26 aktorët.

Unë mund të shoh aktorët, por megjithatë jam i vetëdijshëm që ka dy herë izolim. Nga ana tjetër tingulli dërgohet direkt në makinë dhe në këtë mënyrë krijohet një afërsi shumë e ngushtë dhe madje edhe intimiteti, përmes akustikës. Njerëzit e dinë shumë mirë këtë mospërputhje, sepse kjo ishte një nga shqetësimet kryesore të tyre gjatë atyre javëve të fundit, si të menaxhohet afërsia dhe distanca” shprehet Erich Sidler menaxher i teatrit.

Shfaqja tregon ftohtë sesi shoqëritë transformohen nga një virus. Njerëzit pësojnë mutacione, distancimi shoqëror shndërron qëniet njerëzore në zombi të izoluar. Një temë aktuale e ndërthurur edhe me një atmosferë aspak të zakontë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026