Teatri i Durrësit eksperimenton në zhanrin ‘Commedia dell’arte’
Në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit, u eksperimentua për herë të parë zhanri “Comedia dell’arte”.
Nëntë aktorë të maskuar të maskuar sollën në skenë “Princeshën e Dyrrahut”, një histori dashurie, që kundërshtohej nga të rriturit, por që në fund gjeti një zgjidhje “deus ex maxhina”.
Vladimir Doda, autor, regjisor dhe gjithashtu pjesë e trupës performuese, tregoi për Euronews Albania detaje rreth zhanrit që solli për publikun durrsak dhe jo vetëm.
“Është një stil tipik italian me maska fikse, është një lloj dekalazhi ku personazhet historike dhe ato të shpikura lidhen me personazhe dhe me fenomene të ndryshme të aktualitetit, që nga situata e të rinjve, politika, ekonomia”, tregon Doda.
Edhe për vetë aktorët, vënia në skenë e një shfaqjeje përmes traditës së “Comedia dell’Arte” ishte një sfidë e re.
“Është e vërtetë që është një zhanër i ri, i palëvruar, nuk e kemi zhvilluar si zhanër. Edhe për ne është eksperiencë e re, është edhe një test për ne si do pritet nga publiku”, tha aktorja Mimoza Marjanaku.
Me një qasje moderne, komedia e përshtatur në ditët e sotme, bëhet shumë aktuale dhe prek tema konkrete, si krimi i organizuar, pushteti, trafikimi e korrupsioni. Emocionet dhe humori nuk munguan.
Komedia do të performohet dhe këtë të diel në skenën e teatrit të qytetit bregdetar, ndërsa mbrëmjen e djeshme u përcoll me duartrokitjet e publikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë