Teatri Kombëtar, Basha: Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK

2 Korrik 2021 | 16:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një reagim pas vendimin të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, i ka bërë thirrje Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të veprojë.

“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK”, shkruan Basha në Twitter. Kreu i PD publikisht mbështet idenë për rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në vendin ku ishte dhe me të njëjtën strukturë.

Në një deklaratë për mediat, njësoj si kryedemokrati Basha, edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese është radha e SPAK për të vepruar, teksa apeloi për arrestimin e kryetarit të bashkisë, Veliaj.

Ai përshëndeti vendimin e marrë duke e cilësuar si “mbrojtje për Teatrin Kombëtar”, ndërsa cilësoi si të paligjshëm çdo vendim të marrë nga Bashkia Tiranë.

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e tokës së Teatrit Kombëtar në Bashkinë e Tiranës si dhe ka pezulluar veprimet për ndërtimin e godinës së re.

Si rrjedhojë toka e teatrit i rikthehet Ministrisë së Kulturës, gjë e cila i heq të drejtën Bashkisë së Tiranës për të vazhduar me procedurat e ndërtimit të godinës së re.

Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit të kaluar pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që kundërshtonin prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën trashëgimi kulturore.

LEXONI GJITHASHTU:

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Qeverisë për Teatrin Kombëtar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026