Teknologjia kundër informalitetit, inteligjencë artificiale për pronat ilegale
Zbulimi i disa mijëra pishinave private të padeklaruara në Francë ka rezultuar një e papritur për autoritetet lokale.
Pas një eksperimenti ku u përdor inteligjenca artificiale u zbuluan mbi 20 mijë pishina të fshehura, nga të cilat janë rikuperuar rreth 10 milionë euro në taksa.
“Nga këto fotografi satelitore mund të shohim një pishinë të madhe pranë një shtëpie. Nëse kontrollojmë të dhënat e kadastrës, pishina nuk rezulton gjëkundi”, thotë Marina Fages, Drejtoria e Përgjithshme e Financave Publike, Francë.
Aktualisht në Francë rezultojnë 20 mijë e 356 pishina të paregjistruara, të ardhurat tatimore nga të cilat arrijnë mbi 9.8 milionë euro.
Autoritetet franceze deklarojnë se software-i i përgatitur nga Google në bashkëpunim me një kompani private mund të përdoret për të zbuluar edhe shtesa të padeklaruara të banesave, apo oborre, pjesë të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në taksat për pronën.
Zbulimet vijnë gjithashtu në një kohë kur Franca po lufton me thatësirën më të keqe që ka lënë mbi 100 komuna pa ujë të pijshëm.
Në korrik, vendi regjistroi vetëm 9.7 milimetra reshje, duke u bërë muaji më i thatë që prej marsit të vitit 1961.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë