Teknologjia në zgjedhje, kamera në 5200 qendrat e votimit për të monitoruar procesin
Risia e zgjedhjeve te 25 prillit do te jete përdorimi i lartë i teknologjisë. Përveç identifikimit biometrik të zgjedhësve në gjithë vendin, projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik, në këto zgjedhje do të ketë dhe kamera monitoruese në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit. KQZ ka miratuar udhëzimin për procedurat e funksionimit të tyre në 25 prill.
Në zgjedhjet e 25 prillit, për herë të parë do të kemi një përdorim të shtuar të teknologjisë. Krahas identifikimit elektronik në gjithë vendin dhe pilotimit të votimit elektronik në njësinë nr.10 në Tiranë, për herë të parë në çdo qendër votimi në gjithë Shqipërinë do të ketë kamera që do vëzhgojnë çdo gjë që do të ndodh në 25 prill.
Dje Komisioni Rregullator në KQZ, miratoi udhëzimin për procedurat e dorëzimit të kamerës për video regjistrim në mjedisin e brendshëm të Qendrës së Votimit. Lidhur me këtë risi teknologjike për 25 prillin, anëtari i Komisionit Rregullator të KQZ-së, Dritan Çaka u shpreh se kamerat do të ndalojnë telefonat në qendrën e votimit, për të mos lejuar fenomenin e fotografimit të votës.
“Në 5200 qendra votimi do të vendosen kamera. Pozicioni do të jetë i tillë që do të mundësojë vëzhgimin e të gjithë sallën por pa pasur mundësi që të identifikohet vota në dhomën e fshehtë. Nëse qytetari do të identifikohet se filmon votën, fleta nuk do të futet në kuti por do të futet tek fletët e votimit të dëmtuara”, tha Dritan Çaka.
Ndërkohë, kamera regjistruese me rezolucion të lartë dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit përpara vlerësimit të tyre në vendin e numërimit të votave do të instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo fletë votimi. Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në medie elektronike dhe dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve së bashku me materialet e tjera zgjedhore.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta