Tekstet fyese ndaj shqiptarëve, zv.ministri i Arsimit në RMV: Përgjegjësia bie mbi partitë që kanë drejtuar
Në Maqedoninë e Veriut janë ende në përdorim tekste fyese ndaj shqiptareve.
Për këtë çështje, Arafat Shabani, zv/ ministër i Arsimit në RMV deklaroi në Euronews Albania se është shumë komplekse analiza dhe tërheqja e këtyre librave.
“Bëhet fjalë për shumë tekste shkollore që janë botuar para 20 viteve komfort plan-programeve të asaj kohë. Qeveria e re ka e sensibilizuar këtë çështje”, u shpreh zoti Shabani.
Ai theksoi se për këto libra përgjegjësia bie mbi partitë që kanë drejtuar ministrinë e Arsimit, që në shumicën e rasteve kanë qenë shqiptare.
“Përgjegjësi duhet të marrin politikanët që kanë udhëhequr me ministrinë e Arsimit, në të shumtën e rasteve shqiptarët kanë qenë ministra dhe zv/ministra”, tha ai.
“Sa jam unë në ministrinë e Arsimit, ne 2 deri në 3 libra i kemi hequr nga përdorimi. Apeli është se ku kanë qenë në këto 20 deri në 30 vitet e fundit, arsimtarët, intelektualët, organizatat jo qeveritare. Ta sensibilizojnë këtë çështje”, përfundoi zv/ministri i Arsimit.
Lexoni gjithashtu:
“Lindin shumë fëmijë se janë të paarsimuar”, tekstet fyese ndaj shqiptarëve në RMV ende në përdorim
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta