Tekstet fyese në RMV ndaj shqiptarëve, Aziz Pollozhani: Çështje që lidhet me situatën politike

13 Prill 2021 | 15:31

Ish-ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Aziz Pollozhani deklaroi në Euronews Albania se kur ka mbajtur postin e ministrit nuk ka kaluar asnjë tekst me përmbajtje ofenduese ndaj shqiptarëve.

“Kritikimi i kësaj punë besoj se nuk e ndihmon çështjen e zgjidhjes së këtij problemi kaq të madh. Unë kam qenë ministër në vitin 2002-2006 dhe nëpër duart e mia nuk ka kaluar një tekst i tillë. Por një tekst i tillë mund të kalojë sepse ministri nuk nënshkruan libra, por nënshkruan programe”, u shpreh zoti Pollozhani.

Ai theksoi më tej se çështja e përmbajtjes së librave lidhet me situatën politike në Maqedoninë e Veriut.

“Duke trajtuar çështjen e cilësisë së librave në përgjithësi ose ofendimeve që ndodhen për komunitetet e ndryshme, kjo është çështje që lidhet me situatën politike”, u shpreh ai.

Zoti Pollozhani theksoi se “akoma nuk po shikon që diçka të lëvizë në drejtim të mbarë, duke filluar që nga Akademia e Shkencave dhe duke u zgjeruar piramida poshtë deri tek mësuesit e thjeshtë, që janë edukuar nga profesorë me kulturë të shekullit XIX”.

Lexoni gjithashtu:

Tekstet fyese ndaj shqiptarëve, zv.ministri i Arsimit në RMV: Përgjegjësia bie mbi partitë që kanë drejtuar

“Lindin shumë fëmijë se janë të paarsimuar”, tekstet fyese ndaj shqiptarëve në RMV ende në përdorim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026