Temat ‘e nxehta’ në Samitin e BE, dështon nisma për të rinisur takimet me Putin. Paralajmërohet Hungaria
Vendet e Bashkimit Evropian që kufizohen me Rusinë hodhën poshtë një plan franko-gjerman për të rifilluar takimet zyrtare me presidentin rus, Vladimir Putin, parë si një përpjekje për të normalizuar raportet e tensionuara.
Në një deklaratë në orët e para të mëngjesit të së premtes, udhëheqësit e BE thanë vetëm se ata “do të shqyrtojnë formatet dhe kushtet e dialogut me Rusinë”.
Nuk u përmend asnjë takim i nivelit të lartë ose plane për një samit me Putin. Bashkimi Evropian është thellësisht i ndarë në qasjen e tij ndaj Moskës.
Rusia është furnizuesi më i madh i gazit natyror të BE dhe luan një rol kryesor në një seri konfliktesh ndërkombëtare dhe çështjesh të lidhura me interesat strategjike të Evropës, përfshirë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe konfliktet në Siri dhe Libi.
“Nuk ishte e mundur të binim dakord që duhet të takohemi menjëherë në nivelin e lartë. Por për mua është e rëndësishme që formati i dialogut të ruhet dhe të punojmë mbi të. Personalisht, unë do të doja të shihja një hap më të guximshëm. Por do të vazhdojmë të punojmë”, u shpreh kancelarja Merkel.
Gjatë takimit, udhëheqësit e Bashkimit Evropian u përplasën me kryeministrin e Hungarisë rreth legjislacionit të ri që u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit, një masë që është kritikuar gjerësisht në të gjithë rajonin dhe ka zemëruar grupet e të drejtave të njeriut. Një shumicë e udhëheqësve këmbëngulën që diskriminimi nuk duhej toleruar dhe se ligji i ri hungarez bie ndesh me vlerat themelore të BE, duke e paralajmëruar edhe për largim nga unioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta