Temperatura deri në 34 gradë, meteorologu Hakil Osmani tregon si do të jetë koha gjatë javës në vazhdim

14 Qershor 2021 | 10:27

Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani tha për Euronews Albania se gjatë kësaj jave vendi ynë pritet të jetë në dominimin e motit të kthjellët, në zonat e ulëta ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime vranësirash të lehta.

“Sot priten reshje të izoluara shiu, ndërsa duke nisur nga e marta do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Moti i qëndrueshëm pritet të mbetet prezent gjatë kësaj jave dhe javës tjetër në të gjithë territorin”, tha meteorologu.

Sa i përket vlerave termike, pritet rritje e lehtë graduale sot dhe nesër ndërsa mesjava sjell rritje të ndjeshme deri 33-34 gradë, por edhe vlerat minimale pritet që të rriten me 3 gradë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026