Temperatura të larta në Spanjë dhe Francë, disa zona në alarm të kuq
Zjarrfikësit në Katalonjën perëndimore po luftojnë për të shuar zjarret që kanë djegur deri në 1600 hektarë që nga dita e mërkurë.
Helikopterët po përdoren për të hyrë në terrenet më të vështira, por temperaturat janë jashtëzakonisht të larta.
Dielli përvëlues ka goditur Spanjën që nga fundi i javës së kaluar, në atë që cilësohet vala më e hershme e të nxehtit që nga viti 1981, me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius në shumë pjesë të vendit.
Për momentin prioriteti kryesor sipas autoriteteve është ruajtja e qetësisë dhe marrja e masave.
Nga e shtuna pritet që termometrat të bien në perëndim të vendit, por vapa ekstreme pritet të vazhdojë në disa rajone lindje deri në 43 gradë.
Në Francë, 12 departamente janë vënë në alarm të kuq për vigjilencë ndaj valëve të të nxehtit.
Është një paralajmërim i dhënë, pasi nxehtësia mund të përbëjë një rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e njeriut. Njerëzit në ato rajone këshillohen të qëndrojnë brenda, të pinë shumë ujë dhe të shmangin daljet në pjesën më të nxehtë të ditës.
Bizneset gjithashtu mund të riplanifikojnë ditën e tyre për të siguruar që punëtorët të jenë në gjendje të shmangin valën më të keqe të nxehtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin