Tenderat në shëndetësi, opozita në Kosovë kërkon të hetohen procedurat
Teksa në vendin tonë kanë nisur hetimet për tenderat e realizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Mbrojtjes gjatë kohës së pandemisë, në Kosovë kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deputetja Albena Reshitaj kërkon nga Prokuroria e Kosovës që të hetojë tenderat e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me deputeten e AAK-së, Albena Reshitaj në lidhje me çështjen e tenderave të realizuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Ajo tha se ka dyshime të forta për rritje çmimesh, lidhje kontratash të reja dhe favorizime për disa kompani, të cilat kanë bërë sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore gjatë pandemisë së COVID-19.
Deputetja e AAK-së tha se për këtë pjesë ka kërkuar nisjen e hetimeve nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Komisioni pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka ardhur në përfundim se dyshohet për disa keqpërdorime. Pas shqyrtimit të raporteve, Komisioni Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie dyshon se ka favorizim të kompanive të caktuara dhe lidhje të kontratave të reja, duke pasur kontrata valide, përfshirja në tendera për produkte që nuk kanë pasur lidhje me pandeminë. Bazuar në të gjithë këtë dokumentacion, dyshojmë se ka elementë të veprave penale. Kemi kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë që të hetojë nënshkrimin e kontratave që janë realizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Bëhet fjalë për produkte materiale mjekësore që kanë qenë të nevojshme dhe që janë edhe sot si për maska, doreza, për barna të ndryshëm dhe materiale mjekësore”, tha ajo.
Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë përsëritur se ministri Arben Vitia që në fillim të tenderimit ka ftuar Autoritetin e Konkurrencës dhe Policinë për të mbikëqyrur procesin në fjalë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta