Rregulla të reja për tenderët, gjobë për kompanitë që tërhiqen nga gara
Operatorët ekonomikë që do të futen fiktivisht dhe do të tërhiqen në mes të garës për një tender publik, do të penalizohen. Ligji i ri i “Prokurimit Publik”, rikthen sigurimin e ofertës, pikë e cila ishte hequr në vitin 2012, por u shoqërua me abuzime nga operatorët.
“Po rifusim sigurimin e ofertës të cilën e kemi hequr në vitin 2012, por nga zbatimi në praktikë rezultoi joefektiv dhe është përdorur si mundësi abuzimi nga operatorët ekonomikë. Nëse operatorët ekonomikë gjatë procesit të prokurimit tërhiqen atëherë iu mbahet penalitet në vlerën 2% të fondit limit që është sigurimi i ofertës”, tha Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Ndërkohë për të shqyrtuar në kohë ankesat, një problem i hasur për vite me radhë, jo vetëm për shkak të numrit të madh të tyre por edhe të burimeve njerëzore në KPP, ligji vendos një parim të ri për shqyrtimet.
“Ne me këtë ligj vendosim që ankesa është një shkallëshe, depozitohet njëkohësisht pranë autoritetit kontraktor dhe pranë KPP-së dhe ka vetëm një afat për tu trajtuar”, shtoi znj. Kashta.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimet nen për nen, në ligjin e “Prokurimit publik”, të cilat ndër të tjera do të rrëzojnë edhe rregullin për favorizimin e ofertave ekonomike të ulëta.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve