Tenderi i uniformave për policinë u kundërshtua nga Ardi Veliu dhe kryetari i Komisionit të Ofertave

14 Korrik 2021 | 12:41

Ylber Pjetërnikaj është zyrtari tjetër, pas Aurora Mullës, i cili ka refuzuar të firmosë tenderin për uniformat në Policinë e Shtetit.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se Kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Ylber Pjetërnikaj, ka deklaruar para prokurorit se gjatë shqyrtimit të ofertave për tenderin e uniformave në Policinë e Shtetit, konstatoi si problematikë certifikimin e kompanisë së shpallur fituese.

Pjetërnikaj është shprehur se ka pasur problematikë lidhur me certifikatat dhe kualifikimet që duhet të kishte kompania për sasinë e këpucëve.

Për këtë ai kishte vënë në dijeni drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.

Sipas tij, kjo e fundit e kishte thirrur disa herë në zyrë dhe ishte e interesuar të mbyllte shpejt këtë proces, por z. Pjetërnikaj nuk ka pranuar të firmosë dokumentet e tenderit.

Një tjetër detaj me rëndësi nga dosja hetimore është një shkresë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Velu, i cili kundërshton operatorin ekonomik që fitoi tenderin.

Në shkresën që i ka përcjellë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara më 20 gusht, evidentohej fakti që kishte një mospërputhje të çmimeve me produktet që merrte në dorëzim Policia.

Hetimet ndaj Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara për tenderin e uniformave të policisë nisën nga një denoncim për një tender tjetër abuziv, bërë nga një sipërmarrje, dhe më pas u bashkuan si çështje pas denoncimit të ish-deputetëve të opozitës parlamentare.

Deri më tani janë arrestuar për abuzime të paktën 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026