Tenderi për uniformat e policisë, arrestohen disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

10 Korrik 2021 | 08:46

Nëntë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë arrestuar pas një operacioni të udhëhequr nga SPAK lidhur me abuzimet në tenderët publikë.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin e uniformave të policisë, vlera e të cilit arrin në 25 milionë euro.

SPAK ushtroi kontrolle në banesa e zyra të personave të dyshuar për abuzime me prokurimet publike lidhur me tenderin e vitit 2020, në përfundim të të cilave u vendos arresti me burg për anëtarët e Njësisë së Prokurimit Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleviz Hasani. Në burg ndodhen dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari, të shkarkuar në 1 korrik nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi akuzohen se kanë shkelur rregullat e prokurimit publik, barazinë në tenderë dhe kanë shkaktuar dëm ekonomik.

Personat e arrestuar akuzohen se kanë avantazhuar kompaninë fituese të tenderit “D&E SHPK”.

Rreth një vit më parë grupi parlamentar demokrat i opozitës brenda Parlamentit kallëzoi në prokurori 2 ministra, 4 zyrtarë përgjegjës për tenderët publikë dhe 2 kompani private, të cilët i akuzon për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me tenderin prej 25 milionë eurosh të sigurimit për 4 vjet me uniforma të punonjësve të policisë.

Në kallëzimin e depozituar në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), të cilin Euronews Albania e shqyrtoi, deputetët e opozitës parlamentare akuzojnë ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, drejtuesen e Drejtorisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP), Edlira Naqellarin, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) Kreshnik Bejkaj, Mariglen Bazali dhe Fatmir Derhemi dhe kompanitë “Marsi &Al” dhe D&E shpk, se krijuan kushtet për të paracaktuar fituesin e tenderit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026