Tenderi për uniformat e policisë, Gjykata e Posaçme lë në burg 9 të akuzuarit
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK duke lënë në burg 9 të akuzuarit për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Zyrtarët e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara (ABP) dhe disa nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), janë lënë më herët në “arrest me burg”.
Gjatë zhvillimit të seancës së sotme, pritet të mësohet më shumë rreth dosjes së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa për shkelje të barazisë në tenderë, për këtë rast janë në hetim edhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë.
Të arrestuarit:
- Edlira Naqellari, ish-drejtoreshë e ABP,
- Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri dhe Kleivis Hasani, anëtarë të Njësisë së Prokurimit,
- Kreshnik Bejkaj, Fatmir Femneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, anëtarë të KVO,
Në kallëzimin e depozituar në SPAK nga deputetët e opozitës parlamentare rreth një viti më parë, janë ngritur pretendime se krijuan kushtet për të paracaktuar fituesin e tenderit edhe ndaj:
- ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj,
- ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka,
- kompanitë “Marsi &Al” dhe “D&E shpk”,
Tenderi i uniformave të policisë kapte vlerën prej 25 milionë eurosh dhe kishte një afat 4-vjeçar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta