Tenis, Andrey Rublev me fat, kalon në gjysmë-finale të Qatar-Open pa luajtur asnjë ndeshje
Tenisti rus Andrey Rublev ka shkruar emrin në historinë e tenisit botëror duke mos shkelur fare në fushë.
Njëzetetrevjeçari, i cili javën e shkuar në Rotterdam fitoi titullin e pestë ATP-500, ka mundur të sigurojë gjysmë-finalet e Qatar-Open pa luajtur asnjë set të dy ndeshjeve që kishte në program.
Për shkak të rendimentit të mirë gjatë sezonit atij i qe dhënë lojë të lirë për raundin e parë dhe kishte kaluar direkt në 1/8-at.
Në këtë fazë ishte parashikuar të luante kundër Richard Gasquet, por francezi u tërhoq për shkak të një lëndimi.
Në çerekfinale përballë u caktua të ishte Marton Fucsovics, i cili pati humbur finalen me Rublev në Rotterdam.
Sidoqoftë edhe Fucsovics u detyrua të tërhiqej për shkak të një problemi fizik. Kështu Rublev kalon direkt në gjysmë-finale, gjë që në turnetë ATP nuk ndodhte prej vitit 1990 që një lojtar të vijonte më tej pa luajtur asnjë ndeshje.
Të premten Rublev pritet të luajë ndeshjen e parë kundër fituesit të çiftit çerek-finalist Roberto Bautista Agut dhe Dominic Thiem.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta